Futboll La Liga Sport

DISFATA NË SUPERKUPËN E SPANJËS/ Griezmann nuk përmbahet: Luajtëm skandal në mbrojtje dhe…

Barcelona humbi me rezultatin 3-2 ndaj Bilabos dhe humbi Superkupën e Spanjës. Antonie Griezmann realizoi dy gola në humbjen e ekipit të tij dhe pas disfatës foli hapur kundër mbrojtjes.

“Po përjetoj ndjesitë e atij që ka humbur. Jemi të zemëruar, të zhgënjyer, të lodhur dhe të mërzitur. Kur humbet një finale, këto janë gjërat që ndjen dhe përjeton. Luajtëm shumë keq në mbrojtje, edhe pse e dinim që skuadrat e Marcelinos janë të vështira për t’u sfiduar.

“E përsëris, ishim skandal në mbrojtje dhe detajet bënë diferencën në këtë përballje. Kur topi del jashtë ose kur është e nevojshme për të vrapuar, dikush duhet të ulërijë. Kartoni i kuq i Messit? Sinqerisht që nuk e pashë se çfarë ndodhi“, – tha sulmuesi francez.

Related posts

E PAZAKONTË NË KUPËN E FRANCËS/ Neymar shpik pasimin me b*thë dhe bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

MILANI NIS FESTËN/ MILINKOVIC-SAVIC i thotë “PO” KUQEZINJVE, Lazio kërkon NJË MAL ME PARA

Isa.Autor

Panucci në rolin e viktimës/ Manual si të vetëmbrohesh nga sulme fantazmë!

Isa.Autor

Leave a Comment