Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ U largua nga Partizani, zbulohet ekipi i ri i mesfushorit Ferati

Mesfushori Besnik Ferati u largua nga Partizani pak ditë më parë, duke mbyllur kështu kontratën që e mbante të lidhur me të kuqtë.

Megjithatë futbollisti nuk ka vonuar shumë për të gjetur skuadrën e re. 20-vjeçari do të vazhdojë karrierën te skuadra maqedonase e Akademija Pandev.

Lojtari është bashkuar me ekipin e ri dhe ka udhëtuar drejt Antalias, ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

Ferati ishte pjesë e Partizanit që nga vera e vitit 2018, kur u afrua nga skuadra e të rinjve të Shkupit, teksa vendosi të largohej në këtë merkato, për shkak se nuk po mundte të gjente hapësira në skuadër.

Related posts

Arsenal shfaq interes për mesfushorin e Nice, Jean Michael Seri

Sadik.Autor

NJERIU I SPEKTAKLIT/ Ronaldinho, buzëqeshja e futbollit. Trashëgimia e tij në një info-grafik

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ ANDORËS/ “Rebelët” kuqezinj dhe dyshimet për listën, tani nuk ka më hierarki

Delo.autor

Leave a Comment