Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Interes nga Spanja dhe Italia, zbulohet emri i njërit prej klubeve. Bare…

Mesfushori i Shqipërisë dhe Espanjolit, Keidi Bare po ndiqet nga disa klube të La Ligas, Serisë A dhe Serisë B. 23-vjeçari, i cili ende nuk ka bërë një sezon me katalanasit ka ringjallur sërish interesin e disa prej klubeve të huaja.

Sipas “La Grada”, ish-futbollisti i Atletiko Madridit po monitorohet nga disa skautera, por që ai të largohet nga Espanjoli duhet të paguhet klauzola e tij prej 10 milionë eurosh. Po kjo media zbulon emrin e njërit prej klubeve që ndjek Baren. Parma është njëra prej skuadrave që ka shfaqur interes për mesfushorin kuqezi.
Ai u transferua në shtator të vitit të kaluar nga Malaga te Espanjoli për shifrën e 2 milionë eurove.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet super ndeshja Itali-Spanjë në “San Siro”. Rezultati 1-2

Delo.autor

Sevilla shënon golin e dytë ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Realdo Fili: Objektivi ynë është të arrimë në…

Delo.autor

Leave a Comment