Futboll Seria A Sport

“KAM NJË MARRËDHËNIE SHUMË TË BULUR ME TË”/ Mesfushori Barella: Ja pse i detyrohem shumë Conte-s

Në intervistën e gjatë të dhënë për Diletta Leotta-n në DAZN, Nicolo Barella ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Antonio Conte-n.

Mesfushori ka dashur ta falënderojë trajnerin e tij për besimin që i ka dhënë nga momenti që është transferuar tek Inter-i.

“Kam një marrëdhënie shumë të bukur me të, është një person i drejtpërdrejtë si unë, i themi gjërat në fytyrë njëri-tjetrit. Më ka ndihmuar në rritjen time, ka besuar tek unë”, ka thënë Barella.

“I detyrohem shumë atij ashtu si edhe trajnerëve që kam patur sepse më kanë mësuar gjithmonë diçka. Por ai më ka ndihmuar të bëja hapin që më duhej për të arritur te një skuadër e madhe”.

“Në fillim kam patur vështirësi, por ai më ka ndihmuar të ndihem i qetë me mentalitetin e tij dhe besimin që më ka dhënë”.

Related posts

U DËNUA NGA KD/ Tirana: Ngoo ishte viktima, nuk mbyllet stadiumi për një shishe

Delo.autor

“U KAM ME…”/ I shkatërruar! Legjenda e KOMBËTARES angleze RREZIKON martesën pas…

F.autor

JUVENTUS-BOLOGNA/ Pjanic shënon pas aksionit qesharak, protagonist CR7 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment