Futboll Seria A Sport

JUVJA MË E DOBËT E 10 VITEVE/ Pirlo rrezikon stolin pa Superkupën

Një humbje kaq e pastër në derbin e Italisë nga Juventusi nuk ndodhte prej më shumë se 10 vitesh: Inter-Juve 2-0, 16 prill 2010, gola të Maikonit dhe Etosë.

Por, deri 20 minuta nga fundi ishte ende 0-0. Dhe mbi të gjitha bëhej fjalë për Interin që do të fitonte tripletën, 4 ditë nga gjysmëfinalja e vajtjes me Barçën.

Dhe ishte Juvja, e 7-ta në renditje, -19 nga zikaltrit, që në fund të sezonit u bë -27.

Po, në mes është edhe një 3-0 në Kupën e Italisë, por që përfundoi me kualifikim.

A ishte ajo e së dielës në “San Siro” humbja më e shëmtuar e Juventusit në 10 vitet e fundit?

Sigurisht më e shëmtuara përballë kundërshtarit më të ndjerë. Dhe në fund pyetja që ngrihet është:

A është Pirlo njeriu i duhur për të nisur ciklin e ri të kësaj skuadre?

ME SARRIN – Pas 17 ndeshjesh të luajtura, Juve sot është -7 pikë nga Interi me një ndeshje më pak, ajo që do të rikuperojnë
me Napolin.

Një vit më parë, me diskutimin e drejtimit të Sarrit pas 17 ndeshjesh, bardhezinjtë ishin në barazim pikësh me zikaltrit, të cilit ishin të parët që dilnin nga blloku me 6 fitore radhazi, ndalur pikërisht nga Juvja në përballjen direkte të javës së shtatë.

E vetmja humbje deri atëherë për Ronaldon me shokë kishte qenë me Lacion, e cila më pas do të konfirmohej macja e zezë e sezonit dhe në mes edhe barazimet me Fiorentinën, Leçen dhe Sasuolon.

Sot Juve ka 9 pikë më pak në krahasim me 42 të një viti më parë: e ka ndier shijen e humbjes së dytë sezonale që atëherë
vinte vetëm në javën e 21-të dhe janë tri barazime (Krotone, Verona dhe Benevento), por edhe ato në përballjet direkte me Romën,
Lacion dhe Atalantën.

ME ALEGRIN – Tifozëve juventinë nuk u shpëtojnë as statistikat e atij sezoni që e nisën më keq.

Bëhet fjalë për 2015-‘16, vitin e dytë me Alegrin.

Pas 10 javësh, “Zonja” ishte e 12-ta, -11 nga Roma kryesuese, me 3 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

Por në këtë pikë të sezonit kishte nisur kthesën me 15 fitore radhazi dhe 25 nga 26 ndeshje.

Një histori e ndryshme. Por, është pikërisht
pas 17 ndeshjesh, që statistikat e atij sezoni dhe këtij takohen: 33 pikë atëherë, si sot, por kreu ishte vetëm -3.

Në vend të parë ishte Interi i Mançinit, që në fund do të përfundonte i katërti. Rrugët drejt lavdisë janë të ndryshme.

Nga rrëshqitjet e reparteve dhe luhatjeve të rezultateve, kjo skuadër e Pirlos nuk
do të jetë me siguri më linearja dhe banalja.

Related posts

CHELSEA-ARSENAL/ Alex Iwobi shënoi një super gol për “Topçinjtë”, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

ROMA-JUVENTUS/ Verdhekuqtë shënojnë me “ndihmën” e Rabiot dhe zhbllokojnë sfidën (VIDEO)

Delo.autor

“ISHTE NJË SEZON I VEÇANTË, SEPSE…”/ Ylli Morata: Me ose pa Allegrin në stol, e ardhmja ime nuk ndryshon

Delo.autor

Leave a Comment