Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E GOMEZ KTHEHET NË MISTER/ Oferta zyrtare nuk ka, Atalanta ka vendosur kushte dhe MLS troket

Çfarë të ardhme do të ketë për Papu Gomez? Një pyetje që ka marrë kryefjalën që nga fillimi i merkatos, pas prishjes së raportit midis argjentinasit dhe Gasperinit.

Ajo që është e sigurt është se Papu do të preferonte të qëndronte në Itali, qoftë vetëm për një çështje familjare. Nga ana tjetër, klubi i Bergamos vazhdon të kërkojë një shifër afër 10 milion euro për kartonin dhe do të bëjë gjithçka për të shmangur lirimin e tij falas.

Për këtë rrjedh ideja Cincinnati në MLS, një ekip i stërvitur nga Jaap Stam dhe me presion të fortë ndaj lojtarit. Në Itali, megjithatë, një skuadër nuk ka dalë ende përpara me ofertë.

Ideja e një shkëmbimi me Interin dhe me Christian Eriksen ka qarkulluar, por ajo mund të gjejë qëndrueshmëri vetëm në ditët e fundit të tregut.

Hipotezë edhe te Fiorentina. Në sfond, ekipet e tjera që pak a shumë kanë qenë të interesuar për çështjen Papu: Roma sigurisht. Lazio dhe Milan më pak. Por siç u përmend, për momentin, asnjë pretendent nuk duket se ka përfituar nga të tjerët.

Related posts

Jesus: Do të rikthehem më i fortë pas ditës më të keqe të jetës sime

Q.Autor

NË PRAG TË FINALES/ Sergio Ramos: Kemi 5 vite që flasim vetëm për Mourinhon, nuk e vendos…

Isa.Autor

LIVE/ Barcelona menjëherë “nderon” Interin, Perisiçin e ndal shtylla (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment