Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Marselo dhe Isko drejt largimit nga Reali, dy “senatorët” tërbojnë tifozët madrilenë në ndeshjen e fundit

Marselo dhe Isko kanë qenë prej kohësh në qendër të kritikave të tifozëve të Realit dhe të mediave spanjolle për ecurinë e tyre me skuadrën e Zidanit, por duket sikur me eliminimin nga Kupa e Mbretit e mbyllën aventurën e tyre me këtë skuadër. Kamerat e “El Chiringuito”-s kanë kapur momentin kur dy lojtarët kanë shkëmbyer batuta dhe kanë qeshur me njëri-tjetrin në një situatë që, në fakt, nuk ishte aspak për humor dhe ekipi i Realit po rrëshqiste drejt greminës.

Ata të dy janë senatorët e këtij klubi dhe duhet që të merrnin përsipër fatet e skuadrës, por nuk ia dolën që të ndryshonin ndeshjen dhe dështuan si gjithë të tjerët. Marselo gjithashtu ka akuzuar Viniciusin në momentin e golit të pësuar, por në fakt të gjithë ishin të papërqendruar në ato momente.

Related posts

Lamtumirë Pogba, Marco Verrati zëvendësuesi i francezit te United

Sadik.Autor

NJË SKANDAL TJETËR GODET FRANCËN/ I përfshirë edhe Griezmann, Dembele tallet me japonezët: Shiko çfarë fytyra të shëmtuara kanë (VIDEO)

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK MONZA/ Ja klauzola e çuditshme që Galiani i ka vendosur sulmuesit Balotelli…

Delo.autor

Leave a Comment