Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT/ “Rrëmujë” në shtëpinë e Romës, Xheko del kundër trajnerit Fonseka. Bojkotohet stërvitja

Duket se lojtarët e Romës nuk e kanë kapërdirë aq lehtë shkarkimin e menaxherit të klubit, Gombar dhe zyrtarit të klubit, Zubiria pas gafave të zëvendësimeve në sfidën e Kupës së Italisë ndaj Specias.

Sipas asaj që raportojnë mediat e ndryshme italiane, lojtarët verdhekuq me në krye Edin Xhekon dhe Lorenco Pelegrinin kanë kërcënuar për bojkot stërvitjes, vetëm që dy zyrtarët e klubit të riktheheshin përsëri në klub.

Pas tri orësh tentativa, lojtarët e skuadrës kryeqytetase u rikthyen të stërviten, por duke i treguar gishtin klubit si fajtor për largimin e tyre.

Related posts

PAS FITORS NDAJ GUINGAMPIT/ Shënoi tripletë me PSG, Mbappe ka një mesazh për Real Madridin

Delo.autor

KOHA PËR TË REAGUAR/ Kombëtarja “për jetë a vdekje” përballë Islandës

Delo.autor

Lugano zyrtarizon mbrojtësin me origjinë nga Kosova, Jetmir Krasniqi

Q.Autor

Leave a Comment