Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

“E DIMË QË KAMPIONATI ËSHTË SHUMË I LUFTUAR”/ Trajneri Pioli shpjegon çfarë ndodhi kundër Atalanta-s

“Besoj se është e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim. Atalanta e ka merituar fitoren. Ne e nisëm shumë mirë, është për të ardhur keq si e pësuam golin e parë. Goli i dytë, më pas, ka mbyllur ndeshjen”, ka thënë Pioli për Sky Sport.

“Atalanta ka luajtur më mirë se ne, por ne mbetemi të fortë. E dimë që kampionati është shumë i luftuar”.

“Pse kam preferuar Meite-n? Besoja se duhej një mesfushor më fizik, pozicionet e tyre janë të veçanta. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, zgjedhjet janë bërë në këtë drejtim”.

“Lodhja? Nuk i kam të dhënat e ndeshjes së sotme, por deri në ndeshjen kundër Cagliari-t ishim mes skuadrave që kanë vrapuar më shumë me intensitet të lartë”.

“Rotacion? Do të mendohem, të shohim. Do të mendohem sot në darkë sepse gjumi nuk ka për të më zënë”.

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli britanik në zi, shuhet në moshën 81-vjeçare golashënuesi i madh anglez

Delo.autor

LIVERPOOL SHËNOI NË MINUTAT SHTESË/ Shikoni festën e trajnerit Klopp në fund të takimit (VIDEO)

Delo.autor

“LUFTË” NË ANGLI PËR SKRINIAR/ Inter kundërpërgjigjet duke kërkuar sulmuesin argjentinas

Delo.autor

Leave a Comment