Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Mbrojtësi i Kombëtares ndryshon ekip. Kalon tek skuadra tjetër italiane

Frederik Veseli pritet të ndërrojë sërish skuadër, por jo kampionat. Duke parë hapësirat e pakta që ka pasur gjatë këtij sezoni te skuadra e Salernitanës, ku është aktivizuar në vetëm 10 ndeshje, 28-vjeçari është një hap larg firmës me një tjetër ekip të Serisë B në Itali.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se mbrojtësi është pranë kalimit te Virtus Entela. Madje, thuhet se ndërmjet dy klubeve është arritur edhe marrëveshja dhe së shpejti pritet të vijë zyrtarizimi. Veseli kërkon më shumë minuta, në mënyrë që të mos humbasë edhe ftesën në Kombëtare nga trajneri Edi Reja, ndërsa te Salernitana për të hapësirat janë reduktuar edhe më shumë.

Ndryshe nga Salernitana që lufton për ngjitjen në Serinë A, Virtus Entela renditet në vendin e tretë nga fundi dhe ka si qëllim kryesor mbijetesën.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Chelsea – Arsenal, shënohet goli i pestë, ja rezultati (VIDEO)

Isa.Autor

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Armand Duka: Nëpërmjet ndryshimeve ligjore mund të…

Delo.autor

Federico Pastorello: Rinovimi i Candreva-s së shpejti, Malcom…

Sadik.Autor

Leave a Comment