Futboll Sport

TRONDITËSE/ Vdekja e Maradonës, ngrihen akuza ndaj mjekut që operoi legjendën e futbollit

Rrethanat e vdekjes së ikonës së futbollit Diego Armando Maradona vazhdohen të diskutohen akoma duke shkaktuar polemika të tjera. Së fundmi, mediat argjentinase pretendojnë se mjeku që operoi ish-futbollistin e Napolit dhe Argjentinës, Leopoldo Luke ka falsifikuar firmën e “Djalit të Artë”.

Pretendohet se mjeku ka kopjuar firmën e Maradonës për të siguruar disa dokumenta. Këto dokumente janë publikuar në mediat vendase.

Në klinikën e mjekut mbërriti një kërkesë për të dërguar në polici të dhënat personale. Një tjetër letër po me të njëjtën kërkesë dhe letra e tretë përmbante një kopje të skanuar të firmës së Maradonës.

Luke i hodhi poshtë akuzat, ndërsa pak ditë pas vdekjes në 25 nëntor 2020, ndaj tij u hodhën  dyshime për mjekimin  e Maradonës.

Related posts

ZYRTARE/ Kukësi i bën dhuratën e fundit Longos, vjen firma me ish-futbollistin e Skënderbeut

Delo.autor

NGA FËMIJËRIA TEK JUVENTUSI/ Dybala rrëfehet: Kur isha i vogël doja të bëhesha si…

Delo.autor

“LOS BLANCOS” APO BARCELONA? Raportohet arritja e negociatave për akordin, Neymar zgjedh klubin…

Delo.autor

Leave a Comment