Formula 1 Sport

PAS DY VITESH PUSHIM/ Piloti Alonso: Ndryshova stilin tim të pilotimit për t’u rikthyer në Formula 1

Pas dy vitesh pushim, piloti spanjoll Fernando Alonso do të rikthehet këtë sezon në Formula 1. Dy herë kampioni i botës do të garojë me makinën franceze Alpine (ish-Renault). Një rikthim në moshën 39-vjeçare për Alonso, që nuk heq dorë nga objektivi për një titull të tretë kampion.

Në një intervistë për mediat spanjolle, Alonso tha: “Për t’u rikthyer në pistë kam qenë i detyruar të ndryshoj stilin tim të pilotimit. Kjo është një gjë që më parë nuk kam dashur ta bëj publike. Pavarësisht kësaj, gjithçka bëhet për të qenë sa më kompetitiv dhe përshtatur me makinën”.

Duke folur për marrëdhënien me 7 herë kampionin e botës, britanikun Lewis Hamilton, që e ka patur edhe shok skuadre te McLaren 15 vite më parë, ai shton: “Kam patur hera-herës fërkime me Lewis për disa aksidente që kanë ndodhur në pistë, aty ku fati shpesh ka luajtur një rol vendimtar”.

Related posts

NUK GJETI SHUMË HAPËSIRA/ Partizani njofton largimin e radhës

F.autor

Akira Nishino: Belgjika favorite por japim gjithçka për të fituar

Isa.Autor

Penalltia e padhënë për Partizanin, gjyqtari ndryshon mendim pas takimit

Isa.Autor

Leave a Comment