Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Mesfushori Hasani i bashkohet Partizanit në stërvitje, rikthim i rëndësishem për “demat”

Blerja më e re e Partizanit, Ferhan Hasani kreu sot seancën e parë stërvitore me “demat”. 30-vjeçari i është bashkuar skuadrës në kompleksin sportiv “Football Republic”. Tetovari pritet me shumë interes se si do të paraqitet me 16-herë kampionët e Shqipërisë pasi konsiderohet si njëri prej lojtarëvë më të mirë të afruar te të kuqtë në vitet e fundit.

Një lajm i mirë për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja është rikthimi i mesfushorit Jurgen Bardhi. 23-vjeçari shleu pezullimin në ndeshjen me Teutën për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në derbi. Ai do të marrë vendin e Valentino Muratajt, i cili mungon në sfidën e ardhshme kundër Vllaznisë për shkak të kartonit të kuq në Durrës.

Related posts

Guardiola, koleksionisti i trofeve

Sadik.Autor

“FITORJA ËSHTË DETYRIM NDAJ BESËS”/ Sulmuesi i Flamurtarit: Në Kategorinë e Parë luhet futboll i fortë

Delo.autor

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Trajneri Daja merr lajmin e mirë, gati për tu rikthyer në fushën e blertë mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment