Futboll Sport

MERKATO E KUQEZINJVE/ Barcelona B “bllokon” Manajn, Osijek plan për Eros Grezdën

Rei Manaj është pjesë e Barcelonës B dhe së fundmi ka bërë paraqitje pozitive. Sulmuesi i Kombëtares ka përfunduar në lajmet e merkatos në mediat italiane, mirëpo vetë klubi katalanas nuk ka plan që të përgjigjet. Bëhet fjalë për Peskarën e cila në Serinë B kërkon të ketë shërbimet e sulmuesit, por vetëm në formën e huazimit.
Megjithatë, nga sa bëjnë me dije mediat spanjolle, katalanasit janë të hapur për të negociuar vetëm për shitje përfundimtare të kartonit dhe asnjë formulë huazimi.

Nga ana tjetër, në Kroaci, Eros Grezda është rikthyer së fundmi nga një dëmtim në kavilje.
1
Sulmuesi kuqezi u detyrua të bënte dy herë ndërhyrje kirurgjikale dhe tanimë është gati për t’u rikthyer në fushë. Mediat kroate bëjnë me dije se Osijek ka në plan huazimin e tij që të mund të marrë minuta dhe të rikthehet në formë. Nuk dihet nëse sulmuesi do ta pranojë këtë.

Related posts

Klasifikimi i ndeshjeve të para në fazën e grupeve të Kupës së Botës

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Kaosi në supersfidën Brazil-Argjentinë, merret vendimi final mbi fatin e ndeshjes

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Brighton-Arsenal. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment