Futboll Seria A Sport

SKANDALI NË DERBI/ Maldini telefonoi Ibrahimovic pas sherrit të shëmtuar me Lukakun, Milan vendos për suedezin

Milani duket se nuk do të marrë masë penalizuese për sulmuesin e tij Zlatan Ibrahimoviç. Drejtrori sportiv i klubit, Paolo Maldini bisedoi në telefon me sulmuesin kuqezi mbrëmjen e së martës pas derbit me Interin, duke i kërkuar shpjegime për incidentin  me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, të cilin e provokoi me fjalë të rënda.

Lajmi raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, e cila shton se Ibrahimoviç nuk do të gjobitet për sjelljen në fushë.

Megjithatë, Gjykata Sportive e Federatës Italiane të Futbollit do të vendosë ditën e nesërme nëse 39-vjeçari dhe Lukaku do të ndëshkohen apo jo.

Related posts

FUTBOLLI NË ZI/ Ndërron jetë ish presidenti i ekipit të njohur (FOTO)

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Gjithçka gati për finalen e madhe, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Manchester City-Inter

F.autor

SEKRETI I SUKSESIT/ Ja çfarë i thotë RONALDO para çdo ndeshje DYBALËS

Isa.Autor

Leave a Comment