Futboll Seria A Sport

MESAZHET VUDU DHE JETA E VËSHTIRË E NËNËS SË TIJ/ Ja pse Lukaku u tërbua nga ofendimet e Ibrahimovic në derbi…

Vudu, gomarë e kore. Përse Ibrahimoviç ia drejtoi ato fraza Lukakut? E përse Romelu humbi qetësinë? Për të shpjeguar gjithçka duhet bërë një hap prapa, kur të dy ishin në Premier Ligë. Fillimisht si kundërshtarë, më pas si shokë skuadre te Mançester Junajtid.

ZGJEDHJA – Për Lukakun dhe ritualet vudu u fol në një mbledhje të aksionerëve të Evertonit kur vendosi të mos rinovonte. Pronari Farhad Moshiri u tregoi aksionerëve në minorancë se sulmuesi ishte larguar për mesazhin vudu që kishte marrë nga mamaja (kongoleze), ndërkohë që ishte në pelegrinazh në Afrikë. Fjalët: “I ofruam një akord më të mirë se Çelsi dhe menaxheri i tij erdhi në ‘Finch Farm’ për të firmosur kontratën. Gjithçka ishte në rregull, kishte edhe disa gazetarë jashtë, më pas gjatë mbledhjes Romelu telefonoi mamanë e tij. I tha që ishte në pelegrinazh diku, kishte një vudu dhe kishte marrë një mesazh që duhet të shkonte te Çelsi”.

Sikur për Lukakun duheshin thirrur fuqi të mbinatyrshme. Në Britaninë e Madhe ajo dalje shkaktoi polemika dhe akuza racizmi me referim pronarin, jo klubet. Lukaku u përgjigj përmes një zëdhënësi: “Romelu është shumë katolik dhe vudu nuk është pjesë e jetës dhe bindjeve të tij. Thjesht nuk kishte besim tek Evertoni dhe te projekti i Moshirit. Ja pse nuk deshi të firmoste”.

SHKRONJA A – “I love you, mum” – “Të dua mama”. Fjalë të thjeshta, por me peshë shumë të madhe. Mamaja është mamaja. Lukaku e di mirë dhe kujdes kush ia prek! Ja përse provokimi i Ibrahimoviçit e bëri Romelun të tërbohej. Qoftë me fjalë (“Mama të dua” me shikimin e drejtuar te telekamerat pas golit të parë në një derbi të Milanos, në shtatorin e 2019-ës) apo përmes shkronjës A të formuar me gishta: gjest që do të thotë Adolfin, mamaja e Romelut dhe Xhordanit.

PREMTIMI – Sakrificat e mamasë kanë qenë një motivim për Lukakun: “Kujtoj kur ulesha në errësirë me vëllain dhe mamanë time, duke thënë lutjet tona e duke menduar, besuar… duke ditur që diçka do të kishte ndodhur. E mbajta premtimin e bërë vetes për disa ditë. Por, në disa ditë rikthehesha në shtëpi nga shkolla dhe gjeja mamanë time që qante. Kështu, një ditë më në fund i thashë: ‘Mama, gjithçka do të ndryshojë. Të shikosh. Do të luaj futboll për Anderlehtin dhe do të ndodhë shpejt’”.

NË DISTANCË – Edhe kur janë larg, të dy komunikojnë vazhdimisht: “Flasim katërpesë herë në ditë, ndoshta për asgjë në veçanti. Ndonjëherë shikon ndonjë program në televizion në Belgjikë dhe më thotë: ‘Ktheje te ky kanal’. E shikojmë dhe mbetemi në ‘FaceTime’ dhe qeshim”. Mamaja është gjithmonë mamaja, por për Romelun diçka më shumë.

Related posts

PARASHIKIMET/ Ja skuadra favorite për titullin në NBA sezonin e ardhshëm…

Delo.autor

Asistuesit më të mirë në histori të Champions League (FOTO)

Q.Autor

LAMTUMIRA E “PLESHTIT”/ Kthimi i fanellave të Messit të blera në dy muajt e fundit dhe pasojat për Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment