Futboll Seria A Sport

INTER-BENEVENTO/ “Zikaltërit” kërkojnë fitoren, shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Interi do të zbresë sonte në “San Siro” për të zhvilluar sot sfidën e radhës në kampionatin italian kundër Beneventos. Tekniku zikaltër, Antonio Konte, i cili do të mungojë dy sfida për shkak të dënimit nga liga italiane, ka kryer ndryshime në formacionin bazë.

Eriksen, Ranokia, Galjardini dhe Perisiç do të jetë titullarë në takimin kundër ekipit të Filipo Inzagit. Vidal, Jang, Brozoviç dhe De Vraj janë lënë pushim nga Konte teksa të martën zikaltërit përgatiten për ndeshjen gjysmëfinale kundër Juventusit në Kupën e Italisë.

INTER-BENEVENTO

Formacionet zyrtare

INTER (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, Ranokia, Bastoni; Hakimi, Barela, Eriksen, Galjardini, Perisiç, Lukaku, Lautaro. Trajner: Antonio Konte.

BENEVENTO (4-3-2-1): Montipò; Barba, Kaldirola, Glik, Depaoli; Hetemaj, Viola, Ionita; Improta, Kaprari; Lapadula. Trajner: Filipo Inzagi.

Related posts

KATËR EKIPE TË SERIE A PËR DY BILETA/ Ja kush shkon në Champions

Delo.autor

Pato i shokon të gjithë! Ky është idhulli i sulmuesit brazilian

Sadik.Autor

“AI KA GJITHÇKA”/ Hargreaves i sugjeron Manchester Cityt yllin e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment