Futboll Seria A

Dëmtimet s’kanë të mbaruar te Juventusi: Mallkimi godet edhe mbrojtësin

Mallkimi i dëmtimeve nuk ka ndër mend që të rresht në shtëpinë bardhezi. Jo vetëm problemet në sulm, por ndërkohë Masimiliano Alegri duhet të shqetësohet edhe për repartin e mbrojtjes.

I fundit që ka shkelur në infermieri është Matia De Shiljo. Mbrojtësi i djathtë është mungesa e radhës që i shtohet Juventusit, në pritje të ndeshjes së radhës në kampionat, kundër Atalantës.

Ish-milanisti mungoi në seancën e ditës së djeshme, si rrjedhojë e një traume me pasojë ndrydhjen e muskujve të kofshës së majtë, të mbartur që nga derbi i fundjavës së kaluar.

Futbollisti do të vazhdojë të mbahen nën vëzhgim nga stafi mjekësor dhe, për momentin, nuk ka një afat të saktë mbi rikthimin e tij.

Në ditët në vazhdim, ai do t’u nënshtrohet analizave të tjera për të konfirmuar rëndësinë e problemit, apo edhe rezultatin e mundshëm që mund të japin kurat riaftësuese, për të kuptuar rikthimin e tij në fushat e lojës.


Për momentin, e sigurt është që Matia De Shiljo do të mungojë, kundër Atalantës. 25-vjeçari është lojtari i 16-të juventin, që sivjet është përballur me të paktën një dëmtim dhe si rrjedhojë e këtyre problemeve, ai ka humbur deri në këtë pjesë të sezonit 13 ndeshje sezonale (2 në Champions, 9 në kampionat dhe 2 në Kupën e Italisë).

Aktualisht, së bashku me De Shiljon, në infermieri qëndrojnë Bernardeski, Higuain dhe Kuadrado. Lajmi i mirë është se mbrojtë- si Benedikt Hëvedes, mesfushori Blez Matuidi dhe sulmuesi Mario Manxukiç janë rikthyer rregullisht në stërvitje dhe pritet të jenë të paktën në pankinë, për ndeshjen me Atalantën.

Related posts

NDESHJA KUNDËR ANGLISË/ Asllani: Në Londër s’shkojmë për turizëm, duam Botërorin! Bajrami: Të mësojmë nga gabimet

F.autor

HABIT TË GJITHË TIFOZËT MADRILEN/ Flet Florentino Perez: Barcelona është ekipi më i mirë në…

Delo.autor

Nëse Liverpool fiton Ligën e Kampionëve, Reds do të nënshkruajnë me yllin e madh

Sadik.Autor

Leave a Comment