Futboll Sport

ZYRTARE/ Patrick Cutrone me klub të ri, 23-vjeçari transferohet tek skuadra e…

Tashmë është zyrtare, Patrik Kutrone është lojtari i ri i skuadrës së Valencias.

Ish-sulmuesi i Milanit, ndërron skuadrën e tij të tretë në harkun kohor të 6 muajve, pas aventurës me Fiorentinën, Volves dhe tani Valencia.

23-vjeçari italian ka kryer vizitat mjekësor dhe është transferuar nga Volves tek skuadra valenciane me formulën e huazimit të thjeshtë deri në fundin e këtij sezoni.

Kutrone ka kaluar vizitat mjekësore dhe është në pritje të kontrolleve anti-COVID, ai ka firmosur një kontratë 6-mujore.

Lajmin  e transferimit të Patrik Kutrones e ka bërë publike vetë klubi i Valencias me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

KOMUNIKATA E KLUBIT TË VALENCIAS –

“Klubi i Valencias ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Volves për transferimin e sulmuesit Patrik Kutrone. Futbollisti italian vjen i huazuar deri në fund të këtij sezoni dhe do të bashkohet me shokët e tij të skuadrës pasi të ketë kaluar protokollet anti-COVID-19.”

Related posts

Lojtari shqiptar rrezikon të mbetet pa skuadër, mesfushorit nuk i ofrohet rinovimi

Sadik.Autor

Atletico Madrid nuk do të ketë trajnerin në finalen e Europa League

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Pogba refuzon Real Madridin dhe Juventusin, firmos para-kontratën me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment