Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ Debutim makthi për 19-vjeçarin, “Djajtë e Kuq” përfiton dhe shënon 4 “PERLA” (VIDEO)

Manchester United po fiton 3-0 kundër Southampton, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Premier League.

Ndeshja ka nisur keq për miqtë, të cilët kanë mbetur me 10 lojtarë pas 2 minutash.

19-vjeçari Jankewitz, në debutimin e tij si titullar me Southampton, ka bërë një ndërhyrje të rrezikshme ndaj McTominay dhe është ndëshkuar me kartonin e kuq.

United ka përfituar nga superioriteti numerik duke shënuar me Ëan-Bissaka në minutën e 18-të dhe Rashford në të 25-ën.

Situata është përkeqësuar për miqtë në fundin e pjesës së parë. Bednarek ka shkaktuar një autogol në minutën e 34-t, ndërsa Cavani ka realizuar të katërtin në të 39-ën.

VIDEO 1

VIDEO 2

Related posts

Tragjedi në Francë, vdes lojtari i regbisë pas një ndërhyrjeje në ndeshjen miqësore

Sadik.Autor

“RONADLO NUK DO TË LARGOHET NGA JUVENTUS/ Nedved: Pirlo ka gjithçka për t’u bërë një trajner i madh…

Delo.autor

TELENOVELA KANE-BAYERN/ Bezdiset bosi i Tottenham, gjermanët e dërgojnë ofertën me 3 shifra

F.autor

Leave a Comment