Futboll Seria A Sport

THUR ELOZHE PËR BOMBERIN IBRAHIMOVIC/ Mourinho: Është lojtari më i mrekullueshëm në këto 20 vite

Trajneri i Totenhem, Zhoze Murinjo i thur elozhe sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç të cilin e ka stërvitur edhe në kohën e Interit dhe në kohën e Mançester Junajtid.

Ish-trajneri i Interit në një prononcim për mikrofonat e një prej mediave zikaltër si “FcInterNews.it” deklaroi se Ibrahimoviç është lojtari më i mrekullueshëm këto 20 vite:

“Champions-i? Të fitosh do të thotë të bësh histori, por ka trajnerë të shkëlqyer që nuk e kanë fituar atë. Ndonjëherë mund të ndodhë edhe me lojtarët, për mua lojtari më i mrekullueshëm i 20 viteve të fundit është Ibrahimoviç.

Ai është një lojtar fantastik pavarësisht se është 39 vjeç dhe nuk ka arritur të fitojë kurrë Champions-in. Mund të ndodhë, por kjo nuk do të thotë që nuk je një trajner apo një lojtar fenomenal.”, përfundoi Murinjo.

Related posts

TALENTI I REAL MADRID E NGACMOI/ Tayna i nxjerr mesazhet publikisht (FOTO)

Delo.autor

MOTI I KEQ NË ANGLI/ Makina 300 mijë euroshe e Pogbas goditet nga pema (FOTO)

Delo.autor

SUPERSFIDA E SË SHTUNËS/ Allegri: Fiorentina kundërshtar i vështirë, atje ndeshjet nuk…

Isa.Autor

Leave a Comment