Futboll Premier League Sport

HUMBI NDAJ BRIGHTON/ Tifozi i bën Hose Mourinhos një “surprizë” të këndshme

Një djalosh indian ka publikuar një foto tek “Enfield Indipendent” (e përditshmja lokale e Totenhemit) për të falënderuar Zhoze Murinjon pasi ka fituar 5000 stërlina falë humbjes së Totenhemit nga Brajtoni.

Sahil Arora, 29-vjeçar tifoz i Mançester Junajtid me banim në Indi, për të qenë i sigurt që tekniku portugez do ta merrte vesh ai kontaktoi gazetën lokale për të bërë publike në të gjithë faqen mesazhin e tij.

“I dashur Zhoze, ky lajmërim është paguar me paratë që kam fituar kur Totenhemi ka humbur me Brajtonin. Këtu është trofeu special për të falënderuar. Mund të jesh i vetmi që mund të fitosh këtë sezon.”, ishte mesazhi i tij për Murinjon.

Related posts

POLEMIKAT PËR NJË KALIM TEK JUVENTUS/ Mesfushori i Real Madrid urdhëron babanë të…

Delo.autor

SITUATË KAOTIKE NË FUTBOLLIN ANGLEZ/ Pas trajnerit të Newcastle, kërcënohet me jetë familja e teknikut të Arsenal

Delo.autor

PSG-INTER/ 22-vjeçari Kherer ndëshkon “Zikaltërit”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment