Futboll Seria A Sport

“LOJTARËT E INTER KISHIN PIRË PARA NDESHJES NDAJ “BARDHEZINJVE”/ Moggi: Të isha drejtues i zikaltërve do të…

Gjatë një interviste për mikrofonat e “Radio Bianconera”, ish-drejtuesi më i lartë i Juventusit, Luciano Moggi ka folur për ndeshjen Inter-Juventus të gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë, ku nuk ka kursyer asgjë sidomos për portierin e Interit, Handanoviç dhe Eshli Jang:

“Mua më pëlqen të fitoj, por pastaj nëse fitohet kundër Interit është kundër një skuadre të madhe. Por duhet të shohim edhe se si kemi fituar, përndryshe do të gabojmë. Unë nuk kam parë një pjesë të dytë në rritje, ata bënë një gol në fillim dhe pastaj si e ka traditë trajneri, u tërhoqën për të mbrojtur golin.

Ne kemi shënuar sepse shihej që lojtarët e Interit kishin pirë para se të luanin. Jang nuk mund të ndërhyjë ashtu, ishte shumë naiv. Pastaj te goli i dytë unë të isha drejtues i Interit, do të kisha hyrë në fushë, do i kisha dhënë një shpullë Handanoviç dhe pastaj do ia kisha shpjeguar arsyen pse.

Kush gaboi më shumë? Handanoviç, është diçka që nuk duhet bërë as me amatorët. Të mos gëzohemi shumë për fitoren pasi është e diktuar nga episode. Penalltia nuk është një dhuratë, por një arbitër me personalitet me shumë mundësi nuk do ta jepte.

Jang sheh topin mbi traversë dhe ndërhyn, u tregua shumë naiv. Edhe Jang është për t’u rrahur. Të mos gëzohemi shumë për një fitore të tillë, është më shumë paaftësi e Interit se meritë e Juventusit.”

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË KUNDËR SAMPDORIAS/ Mbrojtësi Kumbulla në formacionin më të mirë të javës në… (FOTO)

Delo.autor

Lidhje me Camorra te Napoli, 3 muaj burg për futbollistin e Milan

Isa.Autor

TËRMET? Mourinho: Kaluan vetëm 20 minuta nga hera e fundit kur kemi mundur një skuadër të madhe

Delo.autor

Leave a Comment