Futboll Premier League Sport

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht skuadrën e Mourinhos dhe ngjiten në vendin e gjashtë

Çelsi ka fituar në derbin e Londrës, duke mposhtur minimalisht skuadrën e Totenhemit.

“Blutë e Londrës”, kaluan në avantazh në minutën e 24’ me Zhorzhinjon, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Këtë avantazh skuadra e Thomas Tuhel e administroi shumë mirë, duke qarkulluar topin dhe duke krijuar kështu disa raste të tjera për shënim, por pa sukses.

Totenhemi i Murinjos u shfaq i pafuqishëm për të reaguar, duke mos mundur të shënonin të paktën 1 gol, që mund të siguronte 1 pikë. Me këtë fitore Çelsi ngjitet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Totenhemi mbetet në vendin e tetë me 33 pikë.

Related posts

Empoli dy pikë larg Serisë A, Veseli në stol

Sadik.Autor

ZBULOHET NJË PRAPASKENË/ Icardi dhe kontrata me Wanda Narën për t’u ribashkuar: Miliona në rrezik…

Delo.autor

Pas daljes së formacioneve zyrtare, ja si ndryshuan koeficentët e basteve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment