Futboll Seria A Sport

SHERRI IBRAHIMOVIC-LUKAKU BËHET ÇËSHTJE/ Sulmuesi i Milan-it thirret në Prokurorinë Federale, ja çfarë rrezikon…

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është thirrur nga Prokuroria Federale Italiane për të dhënë dëshminë rreth incidentit të derbit në Kupën e Italisë në 26 janar, ku u përplas ashpër me rivalin e Interit, Romelu Lukaku.

39-vjeçari suedez refuzoi përpara hetuesve se nuk ka përdorur fjalë raciste në adresë të kundërshtarit belg.

Ibra dhe Lukaku nuk kursyen ofendimet ndaj njëri-tjetrit, me suedezin, i cilin e provokoi i pari duke i thënë “Shko bëj ato rituale m**i vudu, kërriç!”. Kjo frazë është konsideruar si fyerje raciste nga mediat, ndërsa Liga Italiane nuk mori asnjë masë disiplinore ndaj Ibrahimoviçit dhe Lukakut.

Nëse vendoset se Ibra ka përdorur fjalë raciste, ai rrezikon një pezullim serioz.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Barcelona siguron futbollistin e Premier League me parametra zero, ja emri…

Delo.autor

NUK PRANOI TË DALË NGA FUSHA/ Shikoni si shoku i ekipit e nxjerr me zor (VIDEO)

Delo.autor

PENALLTI “DHURATË” NË MINUTAT E FUNDIT/ Edin Dzeko “shpërthen” kundër arbitrit… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment