Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi Krasniqi surprizon me klubin e ri, transferohet në Premier tek… Newcastle

Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi ka gjetur klubin e ri përtej oqeanit. Sulmuesi 29-vjeçar është transferuar në Australi, duke firmosur te skuadra e Njukastëll Jets.

Krasniqi do të jetë i huazuar nga klubi Johor te Njukastëll që militon në A-League në Australi, duke iu bashkuar kështu patriotit të tij Besart Berisha, që është dhe ylli i skuadrës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Krasniqi është shprehur i lumtur për arritjen e marrëveshjes, teksa ka shkruar.

“Jam shumë i emocionuar për fillimin e një karriere të re. Shpresoj që të ju bëjë të lumtur. Mezi pres të luaj dhe ta tregoj potencialin tim në A-League”. Kujtojmë që lojtari nga Komuna e Vitisë është i pajisur me pasaportën e shtetit të Malajzisë.

Related posts

TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ “Zgjohet” Kastrioti, Dinamo “mbretëresha” e merkatos. Ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

LETRA/ Merr vendimin e papritur, Taulant Xhaka i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare (FOTO)

Delo.autor

LARGIMI I RONALDOS SHKAKTON “TËRMET”/ Isco dhe Real Madrid drejt ndarjes se tyre përfundimtare

Isa.Autor

Leave a Comment