Futboll Sport

SHQIPTARËT, LIDERË TË LOKOMOTIVËS SË ZAGREBIT/ Kallaku dhe Çokaj, protagonistë ndaj Rijekës

Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit dhe Shqipërisë, Sherif Kallaku shënoi golin e dytë sezonal në Kroaci. 22-vjeçari zhbllokoi sfidën e javës së 20-të të kampionatit kroat ndaj Rijekës në minutën e 12-të.
Ish-mesfushori i Teutës është asistuar nga shqiptari Enis Çokaj. Momentalisht, sfida po luhet.

Deri tani, Kallaku ka zhvilluar gjithsej 21 ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit duke shënuar dy gola. Golin e parë e ka realizuar në sfidën e 18 shtatorit të vitit të kaluar kundër Sibenikut, takim që Lokomotiva e humbi me rezultatin 3-2.

Related posts

COVID-19/ Protokolli i ri në Itali, ndeshjet nuk do të zhvillohen nëse…

Delo.autor

Bundesliga/ As skuadra kineze nuk e dëshiron Aubameyangun

Q.Autor

Sakrifica për Milinkoviç-Saviç/ MILANI bën “kurban” dy lojtarë: Leonardo ka gati MEGAOFERTËN

Isa.Autor

Leave a Comment