Futboll Seria A Sport

“MILAN IA DEL PA IBRAN, NDËRSA INTER DËSHTON”/ Avokati i “Kuqezinjve”: Suedezi nuk i tha Lukakut majmun, por e quajti…

Së fundmi Prokuroria Federale Italiane, ka hapur një hetim në lidhje me sherrin mes Zlatan Ibrahimoviç dhe Romelu Lukakut, në derbin Inter-Milan, në Kupën e Italisë.

Për këtë çështje ka folur edhe avokati i kuqezinjve, i cili është shprehur se nuk ka pasur aspak racizëm nga suedezi, duke shtuar më tej se ka një ndryshim mes dy palëve, pasi Milani ia del pa Ibrën, ndërsa Interi nuk ia del dot pa Lukakun.

“Hetimi? Nëse e shikon ngjarjen dhe jo jehonën, atëherë nuk ka asgjë. Ata janë dy lojtarë të shkëlqyer, por me një ndryshim, Milani ka treguar se mund t’ia dalë edhe pa Ibrën, ndërsa e kundërta ndodh me Interin nëse mungon Lukaku.

Ibra nuk i tha Lukakut majmun, por i tha gomar, që në sport përkthehet si trupak. Racizëm nga Ibra? Nuk ekziston diçka e tillë. Është absurde të mendosh diçka të tillë të dalë nga suedezi, i cili e ka vuajtur vetë talljen.”, tha Kantamesa.

Related posts

INTER-CHRISTIAN ERIKSEN/ Mesfushori danez udhëton drejt Milanos, ja oferta

Delo.autor

Barça “PËRJASHTON” Dembelen/ Francezi pëlqehet nga disa skuadra në Premier League

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Njihet si ndihmësi i përjetshëm i Simeones, Mono Burgos nis karrierën si trajner tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment