Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI SHQIPTAR DREJT LARGIMIT NGA NAPOLI/ Klubi i njohur spanjoll futet në garë për Elseid Hysajn

Elseid Hysaj nuk do të jetë më pjesë e Napolit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Pas 6 vitësh, mbrojtësi shkodran ka vendosur të largohet nga klubi napoletan, për ta vijuar karrierën e tij futbollistike diku tjetër.

Të shumta janë klubet që janë në garë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shkodran. Menjëherë pasi menaxheri konfirmoi se lojtari do të largohet nga Napoli, në mediat italiane nisi të qarkullojë lajmi se klubi portugez, i Benfikas, ka shfaqur interes për të marrë shërbimet e lojtarit. Gjithashtu interes për shqiptarin, kanë shfaqur edhe dy klubet e njohur franceze, Olimpik Marseja dhe Lioni.

Megjithatë nuk janë vetëm këto skuadra që kanë shfaqur interes për shkodranin. Raportohet se së fundmi në garë për shërbimet e Hysajt është futur edhe skuadra e La Ligës spanjolle, Sevija.

Këta të fundit po e ndjekin me kujdes situatën e mbrojtësit të djathtë dhe po përgatisin ofensivën për të mbërritur te lojtari.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton fiton edhe në Mugello, vazhdojnë vuajtjet e Ferrarit

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ndeshje dramatike, Spanja ndan pikët me Poloninë. Lewandowski shkruan historinë

Delo.autor

FLAMURTARI-TEUTA/ Kushtet e rënduara atmosferike, shtyhet takimi. Ja kur do të luhet

Delo.autor

Leave a Comment