MMA Sport

“MUA MË PËLQEN TË DUELOJ ME FITUESIT”/ Nate Diaz sërish në kafaz: Nuk do të jem “djali i mirë” si bëri McGregor

Nate Diaz, një nga yjet e UFC-së dhe prej vitesh kandidat për titullin kampion bote në peshën e lehtë, u shpreh se po planifikon rikthimin e tij në kafaz. Ai synon të duelojë në prill apo maj të këtij viti dhe kërkon një rival të fortë, që t’i hapë “dritën jeshile” një dueli për titullin në këtë Divizion.

Diaz, 20 fitore e 12 humbje në kafaz, nuk duelon prej nëntorit 2019. Ai kërkon të përballet me sportistët që janë në “top-3” të renditjes së peshës së lehtë. Për këtë arsye, 35-vjeçari i ka kërkuar UFC-së që brenda këtij viti të duelojë fillimisht ndaj Charles Oliviara e më pas ndaj Dustin Poirier.

“Mua më pëlqen të dueloj me fituesit. Mendoj se për momentin duelin më i mirë për mua është ai ndaj Oliviera. Më pas e ka radhën Dustin Poirier. Unë nuk do të bëj djaloshin e mirë ndaj tyre, siç bëri Conor. Ai hapi krahun por unë s’jam si ai. I ftoj të duelojnë me mua të kuptojnë se çfarë është një duel i vërtetë”, tha Diaz.

Related posts

MORËN KRYSIMIN E SERIE A/ Inter humbet nga dëmtimi mesfushorin…

Delo.autor

ICARDI ME COVID-19/ “Tërbohet” Maxi Lopez: Wanda s’ka ndjenja, dy nga fëmijët e mi…

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Nuk do jetë pjesë e “Euro 2020”, por mbrojtësi Van Dijk bashkohet me Holandën

Delo.autor

Leave a Comment