Futboll Sport

HEDHJA E PORTIERIT BËHET VIRALE/ Mesfushori Basha tallet me Etrit Berishën, ja si ia kthen gardiani i Kombëtares (FOTO+VIDEO)

Në internet po bën “namin”, video e një portieri, i cili duket se ka probleme me reflekset.

Pas një gjuajtje nga lojtari kundërshtar, topi përplaset në tranversë, ndërsa portieri hidhet pasi topi kishte kaluar. Video menjëherë ka nisur të bëjë xhiron në internet, teksa është postuar edhe nga faqja e madhe futbollistike, “433”.

Është e pamundur të mbash të qeshurën kur e shikon videon, ku të shumta kanë qenë komentet dhe reagimet.

Vëmendjen e tërheqin, komentet e ish-mesfushorit të Kombëtares, Migjen Basha dhe portierit Etrit Berisha.

Basha ka ironizuar gardianin kuqezi duke i thënë: “Si ti”, duke e shoqëruar me fytyra të qeshura. Nuk mungon as komenti i Berishës i cili ia kthen gjithashtu me të qeshur: “Po tamam”.

VIDEO

Related posts

AKUZA TË REJA PËR DANI ALVES/ Vajza: Ishte më i fortë se unë, i thashë që dua të largohem

F.autor

U transferua me bujë në Itali/ Lojtari e thotë hapur: Nuk e dua më INTERIN

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZMIT TEK “BARDHEZINJTË”/ Sulmuesi Morata ka një mesazh për Juventusin dhe tifozët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment