Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Legjenda Rooney: “3 Luanët” janë favorite. Ja si kalohen Bonucci dhe Chiellini

Wayne Rooney, ish-sulmuesi i Anglisë dhe Manchester United, ka zbuluar atë që do të jetë çelësi i finales mes Italisë dhe Anglisë në rubrikën e tij për The Times.

“Mendoj se jemi favoritë. Anglia ka shumë cilësi dhe duket se lojtarët janë mirë në aspektin mendor. Paralajmërimi im i vetëm është që të mos ndikohemi nga stili i lojës së Italisë, nga mënyra sesi do të kërkojnë të ngadalësojnë lojën”, ka shkruar Rooney.

“Po të isha Gareth (Southgate) do t’u thoja lojtarëve që të luanin me shpejtësi dhe ritëm të lartë, t’i lodhin italianët”.

Në lidhje me Bonucci-n dhe Chiellini-n:

“Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini janë lojtarë të mëdhenj. Jam i sigurt se Gareth dhe Steve Holland do të shikojnë golin e Alvaro Morata në gjysmëfinalen e Spanjës kundër Italisë. Nëse Anglia do ta bindë Sterling të bëjë vrapimet e tij dhe Kane me lojtarë të tjerë të shpejtë të lëvizin në krahë, Chiellini dhe Bonucci nuk do të argëtohen aspak”.

Related posts

TRE GOLA BRENDA 13 MINUTAVE/ Chelsea i falet dyshes Abraham-Mount, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

PROJEKTI MADHËSHTOR/ Entuziazëm maksimal, Interi bën një tjetër komunikatë zyrtare

Isa.Autor

COPPA ITALIA/ Pas 16 minutash lojë, Ylli Morata mposht Berishën nga pika e bardhë dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment