Futboll Kategoria Superiore Sport

DISIPLINA MERR VENDIMIN/ Fyeu dhe u bëri presion arbitrave, ja sa ndeshje pezullohet zyrtari i Kastriotit…

Administratori i Kastriotit, Gazment Vogli është pezulluar me 8 ndeshje nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

Komisioni i Disiplinës, ka dhënë këtë vendim për Voglin, pasi në ndeshjen e fundit të krutanëve në kampionat, ku mposhtën me rezultatin 1-0 Kukësin, mësohet se ka fyer rëndë arbitrat dhe u ka bërë presion gjatë ndeshjes.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Disiplinës, është treguar me “dorë të hekurt” për Voglin, duke e pezulluar për 8 ndeshje.

VENDIMI I DISPLINËS:

Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Spanjë-Gjermani, merret vendimi edhe për miqësoren e 26 marsit!

Delo.autor

ZBULON DËSHIRËN DHE NJË PRAPASKENË/ Cannavaro: Ja si e turpërova Pepe-n tek Real Madrid

Delo.autor

Tifozat sulmojnë DUKËN/ Je TURPI Shqipërisë, SHKARKO menjëherë PANUCCIN (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment