Boks Sport

MARRËVESHJA PRANË FINALIZIMIT/ Trilogjia Holyfield-Tyson do të gjenerojë 100 milionë dollarë

Evander Holyfield, legjenda e boksit, ka deklaruar se është pranë finalizimit të një marrëveshje për t’u përballur me Mike Tyson. Kjo do të jetë sfida e tretë mes dy ikonave të peshës së rëndë në boks.

Sipas Holyfield, kjo sfidë do të gjenerojë rreth 100 milionë dollarë. Holyfield i ka fituar të dyja përballjet e mëparshme ndaj Tyson, ndërkohë që sfidë e tretë do të zhvillohet 24 vite nga dueli i tyre u fundit.

Holyfield, 58 vjeç, kërkon që ta mposhtë edhe një herë të tretë 54-vjeçarin Tyson dhe sipas tij marrëveshja është pranë përfundimit. “Do të jetë një duel i madh, që do të gjenerojë 100 milionë dollarë, pasi të gjithë njerëzit e duan një sfidë të tillë”, tha Holyfield.

“Kyr dy kampionë duan të duelojnë mes tyre, nuk ka asnjë arsye për të mos e zhvilluar atë sfidë”, tha më tej Holyfield, që i ka fituar dy duelet e zhvilluara në vitet 1996 e 1997. Mike Tyson është rikthyer më herët në ring, teksa dy muaj më parë barazoi në duelin ndaj Ray Jones Jr.

Related posts

BARAZIMI NDAJ SHAKTAR PËR CHAMPIONS/ De Vrij: Grupi mbetet i hapur, ndeshjet e ardhshme janë… deçizive

Delo.autor

TIRANA-DINAMO/ Pas një super aksioni, Hoti ndëshkon “Blutë” dhe shpërthejnë në festë (VIDEO)

Delo.autor

Viky Varga, ‘goli’ më i bukur i Pelle (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment