Boks Sport

ANALIZON DISFATËN E CONOR MCGREGOR/ Boksieri Fury: Ja pse humbi duelin ndaj Poirier

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, deklaroi se humbja e Conor McGregor ndaj Dustin Poirier në eventin UFC-257 ishte deri diku e pritshme. Ai e justifikon këtë gjë me faktin se irlandezi qëndroi për një kohë të gjatë jashtë kafazit, duke mos zhvilluar duele (1 vit pushim).

“Conor ka qenë aktiv deri në vitin 2016, kur ishte kampion i dyfishtë e botës. Më pas u shkëput dy vjet dhe dueloi e humbi ndaj Khabib. Pastaj qëndroi sërish pushim më shumë se një vit dhe fitoi ndaj Cerrone e pas një viti tjetër humbi ndaj Poirier. Pra, në 5 vite ai ka zhvilluar vetëm 3 duele, duke humbur dy prej tyre”, tha Fury.

“Inaktiviteti e vret një person që është marrë me sport më parë. Ndryshe është kur duelon e stërvitesh çdo ditë dhe ndryshe kur qëndron në divan dhe rikthehesh të duelosh pas një pushimi të gjatë. Unë e kuptoj këtë gjë, pasi qëndrova inaktiv shumë kohë pasi u shpalla kampion bote”, tha Fury.

Related posts

“TASHMË MILAN ËSHTË NJË TJETËR EKIP”/ Trajneri Piol: Kemi ndryshuar pozicion në fushë dhe…

Delo.autor

PUBLIKOHET LETRA DREJTUAR WANDAS/ Icardi: Unë s’jam m*t, tani fillo shkruaju burrave të tjerë

Delo.autor

RIKTHIMI NË PËRFAQËSUESE/ Abazaj: Ftesa më lumturon, në Belgjikë mësova…

Delo.autor

Leave a Comment