Futboll Premier League Sport

SITUATË KAOTIKE NË FUTBOLLIN ANGLEZ/ Pas trajnerit të Newcastle, kërcënohet me jetë familja e teknikut të Arsenal

Kërcënimet me jetë, po shndërrohen në një fenomen tepër shqetësues në futbollin anglez. Pas gjyqtarit Dan, trajnerit të Njukastëllit, Brus, në vetëm pas ditë, pre e kërcënimeve ka rënë edhe tekniku i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili e pranon se familja e tij është kërcënuar. Pas humbjeve me Uolves dhe Aston Vilën, tifozët e “topçinjve” nuk janë përmbajtur duke kërcënuar me jetë familjarët e trajnerit Arteta. Kërcënimet kanë ardhur nëpërmjet mesazheve online.

“Unë mendoj se nëse do të lexonim gjithçka që është shkruar për ne, atëherë do të duhet të qëndronim shumë ditë në shtrat. Të gjithë ne jemi të ekspozuar ndaj kërcënimeve si pasojë e punës sonë dhe kjo është arsyeja se pse unë preferoj të mos lexoj shumë komente”, deklaron spanjolli në konferencën për shtyp para takimit me Lids.

Related posts

POLEMIKA TEK INTER/ Lautaro dhe Calhanoglu përplasin “brirët” për penalltitë

Delo.autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ Flet trajneri Daja: Filozofia e klubit është që përveç performancës së mirë, duhet të…

Delo.autor

E BUJSHME/ Roma dhe Juventus projektojnë shkëmbim, verdhekuqtë ofrojnë Xhekon për mesfushorin bardhezi

Delo.autor

Leave a Comment