Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“LEGJEONARËT”/ Element i rëndësishëm te Espanyol, mesfushori Bare shpërblehet me çmim në Spanjë (FOTO)

Mesfushori i Espanjolit dhe Shqipërisë Keidi Bare është shpallur “Futbollisti më i mirë i skuadrës katalanase për muajin janar”. Klubi i La Liga 2 bëri me dije në faqen zyrtare se 23-vjeçari është zgjedhur nga votuesit e sondazhit si lojtari më cilësor për muajin e kaluar.

Edhe pse nisi me pak vonesë sezonin me Espanjolin, Bare është kthyer në njërin prej lojtarëve fondamentalë të skuadrës katalanase. Ai vlerësohet dhe për evoluimin e lojës nga shkatërrues të aksioneve të kundërshtarëve në organizator të lojës së Espanjolit.

Deri tani, Bare ka zhvilluar 14 ndeshje me Espanjolin.

Related posts

Inter – Milan, shtyhet derbi ‘Della Madonnina’? Ja arsyeja…

Q.Autor

NUK SHIHET NË PLANET E SIMONE INZAGIT/ Skuadra e Serisë A futet në garë për sulmuesin e Interit

F.autor

Milan i ofron një kontratë 3-vjeçare mesfushorit të Manchester United

Sadik.Autor

Leave a Comment