Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË/ I ftohti polar i afrohet Europës, 5 sfida të Serisë A në rrezik të mos luhen

Rryma polare që do të mbërrijë në orët e ardhshme në Itali do të shkaktojë rënie të temperaturave. Kjo situatë do të ndikojë transportin, aktivitetet në natyrë, por edhe sportet dhe në veçanti ndeshjet e Serisë A dhe Serisë B, të cilat do të luhen veçanërisht të ekspozuara ndaj acarit, dëborës dhe motit të keq. Në Serinë A do të bjerë borë në Bolonja-Benevento, ndërsa Napoli-Juve është në rrezik shiu.

Acar i fortë në Milano për ndeshjen e madhe Inter-Lacio e cila do të luhet me -1°C, por shumë ndeshje të tjera do të luhen me 0°C si Torino-Xhenoa dhe Specia-Milan, por edhe Verona-Parma. Shumë ftohtë edhe në Kalabri për Krotone-Sasuolo, jo vetëm për temperaturën që do të jetë +2°C, por edhe për erën e fortë nga veriu.

Related posts

FESTA E “ÇMENDUR” TEK MANCHESTER CITY/ Mendy dhe vokalisti i grupit Oazis tërbohen (VIDEO)

Delo.autor

ISH-BASHKËSHORTJA E XHEMAJLIT SHFAQE “TOPLESS”/ Bukuroshja thyen rrjetin me këtë FOTO

Delo.autor

VENDIMI PËRCAKTUES/ Zbardhen datat e gjyqit, CAS “surprizon” Skënderbeun

Isa.Autor

Leave a Comment