Futboll Sport

ZYRTARE/ U afrua me bujë në verë në Shqipëri, sulmuesi prezantohet në kampionatin portugez

Sulmuesi portugez, Roxherio Silva u afrua me bujë te Besa në merkaton e verës së kaluar, por në 6 muaj, ku ishte pjesë e kavajasve, nuk arriti të përshtatet dot me skuadrën e Mërgjyshit.

Në këtë situatë, 23-vjeçari ka vendosur të largohet nga Shqipëria, për t’u rikthyer në Portugali. Silva është prezantuar te skuadra Tirense në ligën e tretë portugeze.

Sulmuesi ka mbyllur kontratën me Besën, për t’u rikthyer në Portugali, aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të Suense, Cesarense, Trofense dhe me të rinjtë e Portos.

Related posts

Roma mund të nënshkruaj një kontrat të re portieri brazilian

Sadik.Autor

“TIRANA ËSHTË MË E FORTË SE NJË VIT MË PARË”/ Agustin Kola: Derbi ndeshja e sezonit, ja kush e vendos

Delo.autor

NË ITALI E BËJNË TË KRYER/ Ja kush e fiton “Topin e Artë” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment