Futboll Seria A Sport

“INTER KA NJË ORGANIZIM DHE IDENTITET TË QARTË”/ Zaccheroni: Lazio ka një lojtar që mund të bëjë diferencën

Alberto Zaccheroni, ish-trajner i Inter-it dhe Lazio-s, ka analizuar ndeshjen e madhe që do të luhet të dielën mes milanezëve dhe romanëve në San Siro:

“Inter ka një organizim dhe një identitet të qartë. Nuk është një skuadër me objektivin për t’u pëlqyer, por duhet të jetë konkrete, siç janë në përgjithësi skuadra e Conte-s. Kundër Lazio-s do të duhet të bëjë ndeshjen dhe të tregojë cilësitë e saj”, ka thënë Zaccheroni.

“Lazio? Mua më pëlqen kur luan në shtëpi, por skuadra që do të përballet me Inter-in do të jetë e fortë. Simone Inzaghi i ka dhënë një mentalitet të rëndësishëm”.

“Përpata ka Immobile-n, i cili shënon si pak të tjerë, më pas ka Milinkovic, një lojtar që mund të zhvendosë ekulibrat kur është në formë”.

Related posts

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Angli-Belgjikë. Rezultati 2-1

Delo.autor

Presidenti i Argjentinës : Messi duhet të luajë më rrallë për Barcelonën

Q.Autor

Manchester City shfaq interes për kapitenin e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment