Futboll Seria A Sport

SPEZIA-MILAN/ “Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren për të mbajtur distancën me “Zikaltërit” (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 20:45, sfida Specia-Milan në stadiumin “Alberto Picco”, e vlefshme për javën e 22 të Serisë A italiane.

Milani në këtë transfertë vjen pas një fitore të thellë fundjavën e kaluar ku shkatërroi me “poker” 4-0 Krotonen dhe vijon me serinë e rezultateve pozitive. Milani dëshiron të fitojë ndaj skuadrës nga Liguria për të mbajtur në distancë Interin e cila e ndjek me 2 pikë pas.

Specia vjen pas një fitore fundjavën e kaluar ndaj Sasuolos në Rexhio-Emilia me rezultatin 1-2. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli do ta nisë titullar këtë sfidë, i cili po kryen paraqitje pozitive me fanellën e skuadrës së ngjitur këtë sezon në Serinë A.

FORMACIONET ZYRTARE –

SPECIA – (4-3-3): Provedel; Vinjali, Erliç, Ismajli, S.Bastoni; Estevez, Riçi, Maxhore; Saponara, Agudelo, Giazi. Trajner: Vinçenco Italiano.

MILAN – (4-2-3-1): Donaruma; Dalot, Kjaer, Romanjoli, Teo Hernandez; Kesi, Benaser; Salemakers, Çalhanoglu, Leao; Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli.

Related posts

BARAZUAN ME LAÇIN/ RADAS: Nëse në ekip vjen dhe një lojtar tjetër…

Isa.Autor

“VAR” PËRMBYS GJITHÇKA/ Pas një gafe nga portieri Gazzaniga, Willian ndëshkon Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

U AKTIVIZUA 13 NDESHJE ME BYLIS/ Sulmuesi 27-vjeçar firmos në… Kili

Delo.autor

Leave a Comment