Sport Të tjera

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Nadal bën detyrën, siguron raundin e katërt

Në Melburn janë luajtur sot ndeshjet e fundit të raundit të tretë të Australian Open, turne që për momentin për zhvillohet pa tifozë.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 2 në botë për meshkuj, mundi 3-0 (7-6, 6-2, 7-5)  ndaj britanikut Cameron Norrie. Ndeshje në përgjithësi e dominuar nga spanjolli, që avancon pa probleme më tej.

Një biletë për në raundin e katërt siguroi greku Stefanos Tsitsipas, që mposhti 3-0 (6-4, 6-1, 6-1) suedezin Mikael Ymer. Më tej shkon edhe italiani Matteo Berrettini, që mposhti po 3-0 (7-6, 7-6, 7-6) rusin Karen Khachanov.

Mirë u paraqit rusi tjetër, Andry Rublev, që mposhti 3-0 (7-5, 6-2, 6-3) spanjollin Feliciano Lopez, ndërsa numri 4 në botë, rusi Daniil Medvedev, mundi pas 3 orësh lojë 3-2 serbin Filip Krajinovic.

Në raundin e katërt avancojnë pas ndeshjeve të luajtura sot edhe italiani Fabio Fognini, finlandezi Casper Ruud e amerikani Mackenzie McDonald.

Related posts

Vëllezërit në Kampionatin Botëror/ Nga De Boer e deri tek Jerome dhe Kevin-Prince Boateng (FOTO)

Sadik.Autor

SKUALIFIKIMI KOLOSAL NGA CHAMPIONS/ Një tjetër kandidat del në skenë për stolin e Barcelonës, ja emri

Delo.autor

PIRLO MERR LAJMIN E KEQ/ Talenti Chiesa dëmtohet në fazën delikate të sezonit. Ja kur pritet rikthimi i tij…

Delo.autor

Leave a Comment