Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Shabani debuton me gol te Venlo dhe gjen në gjysmëfinale Brojën (VIDEO)

Meritan Shabani ka pasur një debutim perfekt në Holandë me ekipin e tij më të ri, VVV Venlo. Shqiptari ka shënuar në ndeshjen e tij të parë pasditen e sotme, duke i dhuruar kualifikimin ekipit të tij në gjysmëfinalet e Kupës së Holandës.

Ish-futbollisti i Bayernit shënoi në minutën e 105’ të takimit, me kohën e rregullt që ishte mbyllur me shifrat 1-1. Shabani kontrolloi mirë një top në zonë dhe me të djathtën ndëshkoi portierin e NEC Nijmegen , duke i dhënë kualifikimin të tijve, me sfidën që u mbyll 1-2.

Në gjysmëfinalet e Kupës, Shabani do të gjejë sulmuesin e Kombëtares kuqezi Armando Broja, i cili aktivizohet me Vitessen.

Related posts

LUFTA NË UKRAINË/ Tre federata kërkesë UEFA-s, të ndalohen “playoff”-et e botërorit të luhen në Rusi

Delo.autor

TRONDITËSE/ Bota e futbollit merr LAJMIN E KEQ, VDES LEGJENDA E MILANIT (FOTO)

Isa.Autor

Probleme për Real, Gareth Bale zgjedh gjigantët e Premier League

Q.Autor

Leave a Comment