Futboll Sport

REI MANAJ NË TELASHE/ Hajdutët i thyejnë shtëpinë, i grabisin 3 ora të shtrenjta dhe 70 mijë euro

Rei Manaj në telashe. Sulmuesi i Kombëtares, ra ditën e djeshme pre e grabitjes. 23-vjeçari, i cili shënoi mbrëmjen e djeshme 2 gola me fanellën e Barcelonës, ka mësuar një lajm të keq, teksa në shtëpinë e tij ishin futur hajdutët, duke i shkaktuar një dëm tepër të madh ekonomik.

Lajmi u zbulua nga menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit” bëri me dije se lushnjarit i janë grabitur 3 ora super të shtrenjta si dhe një vlerë prej 70 mijë euro kesh.

“Sapo mora vesh një lajm super të shëmtuar, është thyer shtëpia e Rei Manajt në Spanjë. Një gjest shumë i ulët, shpresoj vëlla të gjendet sa më shpet pasi dhe vlera nuk ishte e vogël. 3 ora super të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura. Uroj të gjenden sa më shpejt vëllai”, shkruan Demika.

Related posts

ËSHTË MBYLLUR GJITHÇKA NË PREMIER/ Ja kush janë fituesit e trofeve individualë (FOTO)

Delo.autor

NJË JAVË PAS NDARJES PËR “SHANTAZH”/ E dashura e futbollistit të njohur gjendet e vdekur në mënyrë misterioze

Delo.autor

Nuk ndalet Man City, Jesus shënon golin e tretë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment