Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ U shkarkua për gafën në ndeshjen e Kupës së Italisë, ish-menaxheri i Romës merr detyrën e re në klubin “verdhekuq”

Ish-menaxheri i Romës Guido Gambar nuk do të largohet nga klubi verdhekuq. Njëri prej dy zyrtarëve të shkarkuar së bashku me ish-shefin e zyrës së marrëdhënieve ndërkombëtare, Manolo Zubiria, do të drejtojë departamentin e marrëdhënieve me UEFA-n te Roma.

“Il Tempo” raporton se Gombar pret vetëm zyrtarisht të fillojë detyrën e re në klubin kryeqytetas dhe do të zëvendësojë në këtë pozicion Valerio Kardinin.

Gombar dhe Zubiria u fajësuan nga Roma për kryerjen e gjashtë zëvendësimeve në sfidën e 1/8-ave të Kupës së Italisë me Specian, e cila përbën shkelje pasi që prej rifillimit të aktiviteteve futbollistike në Itali, pasi klubet nuk duhet të kryejnë më shumë se 5 zëvendësime. Edhe pse Specia fitoi ndeshjen në 120 minuta lojë, Liga Italiane i dha fitoren në tavolinë 0-3 ndaj Romës.

Related posts

TRAGJEDIA/ Dalin pamjet pak minuta pas aksidentit tragjik të futbollistit spanjoll Rejes (VIDEO)

Delo.autor

Misteri 1 milion euro, si dështoi shitja e Elbasanit te anglezët

Sadik.Autor

Neymar merr referencë fizikantin që ndërroi jetë, komentuesit ‘masakrojnë’ brazilianin

Q.Autor

Leave a Comment