Futboll La Liga Sport

SEVILLA ME PORBLEME EKONOMIKE/ Gati sakrifica e madhe. Liverpool i interesuar, por duhen 65 milionë euro

Sevilla duhet të bëjë një shitje të madhe para fundit të këtij sezoni dhe, përveç Jules Koundé, nuk do të ketë mungesë ofertash për Lucas Ocampos.

Liverpool është i gatshëm të bëjë oferta për anësorin 26-vjeçar, megjithëse mbetet të shihet nëse skuadra angleze është e gatshme të arrijë 65 milionë euro që paraqiten në klauzolën e prishjes së kontratës.

Edhe pse sezonin e kaluar ai shënoi 17 gola, këtë sezon ai ka 7, numra që nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga Jürgen Klopp, i cili dëshiron ta marrë Lucas Ocampos në Liverpool sipas CalcioMercato.

Do të jetë e nevojshme të shihet nëse argjentinasi është ai që do të sakrifikohet nga Sevilla për të ekuilibruar llogaritë e klubit.

“Dallimi në këtë sezon është se ne nuk kemi bërë një shitje të madhe, por do të duhet ta bëjmë gjatë gjithë këtij viti nëse duam të ndërtojmë përsëri një skuadër të shkëlqyeshme. Sapo të mbarojë sezoni, ne me siguri do të kemi oferta për lojtarët dhe ai vendim do të duhet të merret”, tha José María Cruz, menaxher i përgjithshëm i ekipit të Seviljes.

Related posts

Trajneri italian zbulon: Pak ditë më parë, refuzova stolin e Real Madridit

Sadik.Autor

PËSOI ATAK KARDIAK NË EURO 2020/ Rikthehet sërish në fushë, Eriksen shkëlqen në miqësoren kundër Rangers

Delo.autor

Kritika ndaj SHQIPTARËVE të Maqedonisë, në festimin e golit kërcyen “shqip” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment