Sport Të tjera

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Medvedev siguron finalen, sfidon Djokovic për trofeun

Tenisti rus Daniil Medvedev është finalisti i dytë i grand slam të Australian Open për meshkuj në tenis. Në gjysmëfinalen e luajtur sot në Melburn, ai mundi 3-0 (6-4, 6-2, 7-5) grekun Stefanos Tsitsipas, një ndeshje që zgjati 2 orë.

Medvedev, numri 4 në botë dhe fitues i ATP Championship vitin e kaluar, kualifikohet për herë të parë në finalen e një grand slam dhe përballë do të ketë numri 1, serbin Novak Djokovic. Kjo sfidë do të luhet ditën e diel.

Për sa i përket sfidës së sotme, ajo në përgjithësi u dominua nga rusi, në epërsi në dy setet e para. Greku Tsitsipas rivalizoi vetëm në setin e tretë, por pa forcën e duhur për të rihapur ndeshjen.

Related posts

ZYRTARE/ Broja rinovon si një yll me Çelsin, e prezanton vetë Marina Granovskaia

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Spalletti: Lojtarët më dhanë një sinjal dje në stërvitje, Nainggolan…

Isa.Autor

“ANGLIA ËSHTË JASHTËZAKONISHT E FORTË”/ Portieri Berisha: Kjo është ndeshje e veçantë, ndaj do të japim maksimumin…

Delo.autor

Leave a Comment