Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Tifozët e “Djallit” i shkojnë Milan-it në stërvitje. Shikoni çfarë bëjnë (VIDEO)

Ditën e nesërme do të luhet derbi i Milanos, mes Interit dhe Milanit, një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për kryesimin.

Motivimi në derbi është sigurisht në maksimum, por për t’i dhënë zemër kuqezinjve kanë menduar tifozët. Duke parë situatën e skuadrës, e cila vjen nga humbja në kampionat me Specian dhe barazimi me Crvenën në Europa Ligë, tifozët kanë vizituar lojtarët ditën e sotme në qendrën stërvitore “Milanello”.

Brohoritje dhe mbështetje për skuadrën, teksa u vendos edhe një banderolë ku shkruhej: “90 minuta në sulm, derbi fitohet”.

Pas kësaj, lojtarët dhe stafi i Milanit kanë përshëndetur rreth 300 tifozët që ndodheshin jashtë qendrës stërvitore.

Related posts

LA LIGA/ 300 milion euro për emrin e ri të Camp Nou

Q.Autor

De Laurentis: Jam i zhgënjyer nga shorti, s’e kutpoj se si LIVERPOOLI ndodhej në…

Isa.Autor

S’KA FALJE PAS TRADHTISË/ Wanda Nara e vendosur, gati të divorcet nga Icardi

Delo.autor

Leave a Comment