Futboll Sport

BALOTELLI VAZHDON SHKËLQIMIN NË SERIE B/ “Super Mario” i jep fitoren Monzës dhe e ngjit në vendin e dytë (VIDEO)

Mario Balotelli vijon të jetë protagonist dhe në ndeshjen e tij të katërt me fanellën e Monzës ka gjetur golin e dytë personal. SuperMario i ka dhënë një fitore jetike 0-1 ekipit të tij në një sfidë direkte për ngjitjen në Serie A ndaj Chievos.

Balotelli shënoi në minutën e 61-të, ku pasi mori një krosim perfekt nga ana e Donatit goditi saktë me kokë, duke mos i dhënë shpresa portierit vendas.

Kjo fitore falë Balotellit e ngjit Monzën në vendin e dytë të renditjes në Serie B, vetëm 2 pikë larg Empolit të vendit të parë. Kujtojmë se në Serie B, të drejtën për t’u ngjitur menjëherë në Serie A e fitojnë dy ekipet që renditen në vendet e para, ndërsa ekipi i tretë që ngjitet përcaktohet nga “play-off”.

VIDEO

Related posts

“VOJVODËN E KËRKONTE ATALANTA”/ Agjenti Aliaj: Ja lojtari i Shpresave që ka kualitetet e duhura për tu aktivizuar në Serie A

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Sasuolo. Rezultati 1-2

Delo.autor

Argjentina katastrofë, kroatët fantastikë, ja notat dhe lojtari i ndeshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment