Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Lajm i keq për skuadrën e Serisë A, lojtari rezulton pozitiv me koronavirus

Një tjetër lajm i keq për skuadrën e Torinos. Pas pozitivitetit të dy lojtarëve dy ditë më parë, klubi i Torinos me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar ka deklaruar se edhe një lojtar tjetër është infektuar me koronavirus.

Emri i lojtarit nuk bëhet i ditur dhe sipas klubit granata futbollisti është totalisht asimptomatik dhe është vetë-karantinuar sipas të gjithë protokolleve anti-COVID të Autoriteteve përkatëse Shëndetësore.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË TORINOS –

“Gjatë kontrolleve të testeve anti-COVID me tampon, pas dy lojtarëve dy ditë më parë, klubi i Torinos njofton pozitivitetin të një lojtari tjetër me COVID-19. Futbollisti ynë është totalisht asimptomatik dhe është vetë-izoluar sipas protokolleve anti-COVID të Autoriteteve Shëndetësore. Lojtari do të monitorohet çdo ditë nga stafi mjekësor i klubit.”

Related posts

DUELI NË CHAMPIONSIN. Ancelotti: Ndaj PSG-së pa frikë, na duhet pjekuri në fushë

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një traverse dhe një shtylle të goditur nga Neymar, Choupo-Moting ndëshkon PSG-në (VIDEO)

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Mesfushori Kroos: Messi nuk e meritonte finalen e “The Best”, çfarë bëri?

Delo.autor

Leave a Comment